“Mbylle gojën”, “këqyrni gratë e juve ka po ju rrinë” – përplasje e ashpër në Komisionin për Ekonomi

Përplasje verbale ka ndodhur në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ndërmjet deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Valentina Bunjaku, drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa dhe deputetit të VV-së, Driton Hyseni.

Gjithçka filloi pasi deputetja shtroi disa herë pyetje ndaj Bordit se si Beqa është emëruar në pozitën e drejtorit edhe pse ka qenë i përfshirë në një rrahje.

“Në nëntor, Selajdin Beqaj, i akuzuari që është këtu ka rrahur Shemsedin Elezin dhe po të njëjtin më 19 dhjetor e ke emëru drejtor. Me çfarë baze dhe a keni qenë në njohuri për skandalin që ka ndodhur në autoritet”, pyeti Bunjaku. Më pas, kur drejtori ndërhyri derisa deputetja po fliste, ajo iu drejtua ashpër.

“Ti mos fol se je i akuzuar, shuj. Ti rri shuj qaty. Me ty s’jam tu fol, mbylle gojën…Nuk e la me fol të akuzuarin”, tha Bunjaku.

“Deputete e ke hap Kutinë e Pandorës, ta kesh parasysh. Kemi me i shku deri në fund kësaj pune”, ia ktheu më pas Beqaj, Bunjakut.

Ajo kishte përplasje edhe me deputetin e VV’së, Driton Hysenin, pasi ai i tha se “rri skutave”.

“Po du me shpenzu diskutimin për raportin vjetor. Mandej thellohu ti në detajet që i dëgjon qoftë kafeve, qoftë skutave që rri ti”, tha Hyseni.

Bunjaku i reagoi ashpër dhe i kërkoi ta tërhiqte fjalën.

“Kush rri skutave, çfarë po fol palidhje. A s’po të vjen marre, a s’po të vjen turp. Kërko falje edhe tërhiqe fjalën. Qysh i thu një gruaje po rri skutave…Këqyrni gratë e juve ka po ju rrinë”, ka thënë Bunjaku.

Ndërsa, drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa, u është përgjigjur kritikave të deputetëve rreth përdorimit të veturave zyrtare, gjatë shqyrtimit të raportit të AKRK-së për vitin 2023.

“Këto vetura që ju i përmendni, këto janë përdorur edhe për të bartur djathë e lëng, e keni parasysh këtë gjë, tash përdoren për qëllime zyrtare. Komisionerët respektivë punojnë deri në orën 20:00 apo 22:00”, ka thënë Beqa./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika