Mbyllen edhe dy institucione paralele serbe në veri

Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka mbyllur edhe dy institucione paralele serbe që vepronin në Mitrovicën Veriore, njëra si zyrë tatimore në kuadër të sistemit të Serbisë, si dhe një kompani të sigurimeve, nën dyshimet se punonte pa licencë. Në asnjërin prej aksioneve nuk ka pasur persona të arrestuar

Në mëngjes filloi punën si normalisht, por nuk vazhdoi ashtu siç nisi.

Ky institucion ishte cak i radhës Policisë së Kosovës, meqë po përdorej nga strukturat paralele serbe.

“Ky është objekti që e mbylli këtë të mërkurë në Mitrovicën Veriore, i cili dyshohet që shërbente si Administratë Tatimore. Asnjë punonjës që punonte këtu nuk është më brenda dhe dyert janë të bllokuara”.

Tashmë aty, vendi ruhet veç nga Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se kjo veprimtari kishte lidhje direkte me Serbinë.

“Kjo është administratë tatimore, e cila ka funksionuar në ministrinë e financave të Republikës së Serbisë, ne kemi shku sot me verifiku këtë informacion, gjatë basitjes kemi gjetë se dyshimi jonë është i vërtet”, ka theksuar Elshani.

Gjatë këtij aksioni askush nuk ka përfunduar në pranga.

“Nuk ka të arrestuar, ne tash do të zhvillojmë intervista me personin që është përgjegjës për atë vend, po për momentin nuk ka të arrestuar”, ka deklaruar ai.

Për këtë aksion të policisë reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ndërkaq, ky nuk ishte aksioni i vetëm i policisë këtë të mërkurë.

Policia ka mbyllur edhe kompaninë  e sigurimeve nga Serbia, “Dunav” për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.

Për këtë rast, Veton Elshani tha se Policia ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës.

Ndërkaq pas kontrollit, në konsultim me Prokurorin është hapur rast për “Keqpërdorim të Autorizimeve Ekonomike”.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika