Mbyllen përkohësisht 9 qendra masazhi, vepronin në kundërshtim me ligjin

Inspektorati i Tregut ka mbyllur përkohësisht 9 qendra masazhi, të cilat ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin. MINT ka njoftuar se ndaj operatorëve ekonomikë, që veprojnë në kundërshtim me ligjin, do të shqiptohen masat ndëshkuese

Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë (MINT) ka njoftuar se Inspektorati i Tregut ka mbyllur përkohësisht 9 qendra masazhi, të cilat ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.

“Sot, gjatë orëve të mbrëmjes, Inspektoriati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave.

Tutje, bëhet e ditur se ndaj operatorëve ekonomikë, që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika