Mbyllen shisha baret në afërsi të shkollave në Malishevë, flet drejtori i Inspeksionit Hafir Rexha

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Malishevës, Hafir Rexha, shpjegon pse u mbyllën e shisha-baret në afërsi të shkollave

Drejtori i Inspeksionit në Komunë të Malishevës, Hafir Rexha, i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ka bërë të ditura detajet rreth mbylljeve të shisha bareve në afërsi të shkollave në këtë qytet.

Rexha ka konfirmuar se mbyllja e këtyre shisha-bareve është bërë në kuadër të vendimeve të kuvendit komunal.

“Respektimi i vendimit të kuvendit komunal të Malishevës, e cila ndalon përdorimin e shisha-bareve në afërsi të shkollave si dhe stacion të autobusave” ka thënë Rexha.

Hafir Rexha , Drejtor i inspekcionit në Malishevë

“Ky vendim është marrë në dhjetor të vitit 2022 dhe zbatimi i tij ka filluar në janar të vitit 2023” ka sqaruar Rexha.

Rexha ka pohuar se dy objekte që nuk i kanë përfillur vendimet e Kuvendit Komunal janë mbyllur totalisht, ndërsa lokale të tjera janë larguar vetë.

“Nga janari e deri më tani, Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kemi ndërmarrë disa veprime, fillimisht  me procesverbale pastaj shqyrtimi i gjobave mandatare për objektet  afariste që gravitojnë në komunën e Malishevës nuk i kanë përfillur vendimet”.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se edhe në të ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.
Ndërsa tek bulevardi brenda në qytet, sa u përket shitësve ambulativë, Rexha ka treguar se të gjithë ata “që janë aty, janë të pajisur me dokumente adekuate si dhe pas mbarimit të punës, orarit ata e lënë në gjendje të pastër”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika