Mbyllen shkollat në veri për shkak të situatës së sigurisë

Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës aktuale të sigurisë

Pamje nga një shkollë e mbyllur në Zubin Potok





“Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës, për shkak të situatës aktuale të sigurisë”.

Kështu kanë bërë të ditur ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjini që ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, edhe të hënën e 12 dhjetorit po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokalë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.

Ndryshe, të dielën e 11 dhjetorit ka ndodhur një shpërthim rreth orës 22:00 afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Në afërsi të kësaj shkolle, është hedhur një mjet piroteknik, megjithatë shpërthimi ishte mjaft i fortë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika