Mbyllen tri pompa derivatesh në veri, një nga to kishte lidhje pronësore nga Rusia

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka asistuar Agjensinë Kosovare të Privatizimit për verifikimin e pronave në veri të vendit, ku me ç’rast janë mbyllur tri pompa derivatesh.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se njëra nga pompat është mbyllur në Mitrovicë të Veriut, njëra në Zubin Potok e tjetra afër Liqenit së Ujmanit.

“Sot Policia e Kosovës ka asistuar AKP-në në verifikim të pronave të tyre. Një pompë e benzinës në Mitrovica Veri, një në Zubin Potok dhe një në Ujman janë mbyllur. AKP-ja ka qenë në prezencë të Inspektorëve të MTI dhe ATK-së. Çdo gjë ka kaluar pa probleme”, ka thënë Elshani.

Sipas burimeve të Dukagjinit, një nga pompat e mbyllura është edhe “NIS PETROL”, e cila është ndërmarrje shtetërore serbe në pronësi të “NIS AD Novi Sad”.

“NIS AD Novi Sad”, është në pronësi të “GazPron Neft” me seli në Moskë të Rusisë.

Drejtor është shtetasi rus, Kirill Tyurdenve.

Shija e redaktorit

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

“Interesim i madh nga prindërit e nxënësit” – Flasin libraritë...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën. Edhe të shtunën është parë një fluks i prindërve e nxënësëve në librari të ndryshme...

Kurti për takimin me shefin e CIA-s: Moment historik i...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim drejtorin e CIA-s, William Burns, takim për të cilin u tha nga qeveria se përfaqëson...

Të fundit nga rubrika