Mbyllen vendvotimet në Mal të Zi, dalja në zgjedhje 60.5 për qind

Sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkime, deri në orën 19:00 kanë votuar 60.5 për qind e banorëve me të drejtë vote

Qytetarët e Malit të Zi kanë votuar të dielën për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 20:00.

Sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkime, deri në orën 19:00 kanë votuar 60.5 për qind e banorëve me të drejtë vote, shkruan REL.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, dalja në zgjedhje, deri në atë kohë, ka qenë 58.6 për qind.

Presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, është duke garuar kundër gjashtë rivalëve tjerë, përfshirë katër anëtarë të kampit pro-serb.

Analistët besojnë se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill, nëse të dielën asnjëri prej kandidatëve nuk fiton mbi 50 për qind të votave.

Gjukanoviq, 61-vjeçar, ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit.

Ai ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991.

Fitorja në këto zgjedhje, do t’ia siguronte atij mandatin e tretë si president.

Ai e ka shtyrë vendin drejt Perëndimit dhe anëtarësimit në NATO më 2017.

Kandidatët tjerë në garën për president janë: kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiq, Jakov Millatoviq nga Evropa Tani, Alleksa Beçiq, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve; Goran Danilloviq, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar; Draginja Vuksanoviq Stankoviq nga Partia Socialdemokrate dhe Jovan Joxhir Radulloviq, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.

Mali i Zi, vend anëtar i NATO-s, ka rreth 625.000 banorë.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 542.154 qytetarë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika