Manifesta, e nisur më 22 korrik, zyrtarisht i ka dhënë fund edicionit të 14-të.
Përderisa në hapje të saj ishin mbi 6 vizitorë, ky numër deri në fund, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, ka shkuar në mbi 800 mijë.
Diskutimin në konferencën përmbyllëse, e nisi drejtoresha e Manifestës Heëdig Fijen, ajo kërkoi që të ketë përkrahje nga institutcionet përkatëse edhe në vazhdim.
“Duhet gjendur një mënyrë për ti ruajtura të gjithë këto në një vend. Pastaj, rilindja, fabrika e tubave do të shpresojmë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në ato hapësira. Jam tepër krenare për punën dhe gjithë kolegët që kemi bashkëpunuar”, ka thënë Fijen.
E kryetari i kryeqytetit, Përparimi Rama, u shpreh i lumtur për faktin se arriti që të përjetoj një ngjarje kaq të veçantë në kryeqytet.
“Ishte privilegj shumë i veçantë që kryeqyteti i ja hapi dyert manifestës dhe përgjatë këtyre 100 ditëve përjetuam një Prishtinë të larmishme me aq shumë ekspozita, me aq shumë punëtori, programe dhe evente të përzgjedhura të cilat jo vetëm që na gjallëruan jetën kulturore e artistike por e vendosën Prishtinën në qendër të mediave botërore, në fushën e artit dhe kulturës”, ka theksuar Rama.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani u shpreh se e gjithë ngjarja ka pasur një efekti pozitiv në zhvillimin e shoqërisë sonë.
“Edhe në hapësirat e mbyllura, edhe në hapësirat publike vizitorët kanë pasur mundësinë që të shohin art bashkëkohor të kalibrit botëror, mirëpo jemi edhe më së të lumtur që pjesa më e madhe e programit kanë qenë artistë vendor”, ka theksuar Osmani.
Për të gjithë ata të cilët ende nuk kanë mundësi të vizitojnë transformimin e Hotelit Grand ai do të vazhdoj të qëndroj i hapur deri me datën 30 Tetor, kur edhe zyrtarisht mbyllet Edicioni i 14-të i Manifestës.