Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Kroacisë e Marokut

Ndeshja e Grupit F të Botërorit 2022 në futboll mes Marokut dhe Kroacisë ka përfunduar pa gola edhe pse me shumë shanse të kombëtares kroate, por nuk arritën të dominojnë me rezultat

Pamje nga ndeshja e Kroacisë kundër Marokut në Kampionatin Botëror 2022





Nënkampioni i Kupës së Botës të vitit 2018, Kroacia e ka nisur rrugëtimin në Kampionatin Botëror 2022 me përballje ndaj Marokut në kuadër të Grupit F.

Ndeshja mes kombëtares kroate dhe marokene ka përfunduar pjesën e parë me rezultat të barabartë, por pa gola, pasi asnjëra prej skuadrave nuk patën ndonjë rast të mirë shënimi.

Maroku nuk pati shumë tentime afër golit, ndërsa Kroacia prej tri tentimeve, nuk arriti të shënoj golin dominues.

Kroacia nuk donte të përfundonte pjesa e parë pa një gol në epërsi, pasi Vlasic dhe Modric kishin të dy shanse shumë të mira për të thyer bllokimin, por gjithçka përfundoi me rezultat 0:0 në pjesën e parë të ndeshjes.

Kroacia në minutën e 46 të minutave shtesë ka mbajtur maksimumin deri në fund të kësaj periudhe pasi një goditje e Perisic ishte bllokuar, dhe topi ju kishte kthyer Modric-it në të majtën, por përpjekja e tij kishte kaluar mbi traversë.

Luka Modric gjatë ndeshjes kundër Marokut

Të dyja palët shkëmbyen goditje por jo shumë afër për të shënuar golin, me Ivan Perišić që gjuajti mbi traversë për Kroacinë dhe Hakim Ziyech që shpërtheu një goditje dënimi në mur për Marokun.

Luka Modric është lojtari i parë që luan në një Kupë Bote dhe një Kampionat Evropian të UEFA-s në tre dekada të ndryshme.

Ndeshja e cila filloi në ora 11:00, është duke u zhvilluar në stadiumin “Al Bayt”.

Kroatët në Botërorin e mbajtur në Rusi në vitin 2018, ishin nënkampion, duke humbur në finale nga Franca dhe tani ata synojnë të arrijnë atë që Botërorin e kaluar nuk mundën.

Formacionet zyrtare:

Maroku: Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Ziyech, En Nesyri, Boufal.

Kroacia: Livakovic, Perisic, Lovren, Kovacic, Kramaric, Modric, Brozovic, Vlasic, Sosa, Gvardiol, Juranovic.

Kroacia do të luajë ndeshjen e dytë katër ditë më pas, kur do të takohet me Belgjikën dhe ndeshjen e tretë më 1 dhjetor me Kanadanë.

Ndërsa, Maroku do të zhvilloj ndeshjen e radhës më 27 nëntor kundër Belgjikës dhe me 1 dhjetor kundër Kanadasë.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika