Mbyllet për disa orë një pjesë e magjistrales Podujevë – Prishtinë

Sot do të realizohen punime teknike në fshatin "Llugë" të Podujevës dhe si rrjedhojë dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00

Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të realizohen punime teknike në ndërrimin e një valvule në fshatin “Llugë” të Podujevës.

Në njoftim thuhet se dalja për Prishtinë në Albanik do të mbyllet në orën 08:00, ashtu që të krijohen kushte për punë për ekipin e makinerisë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë në fshatrat Albanik-Prishtinë, duke shtuar se punimet zgjasin rreth tre orë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika