Mbyllet për qarkullim rruga Shtërpcë-Prevallë, shkak protesta

Policia ka njoftuar se rruga rajonale Shtërpcë-Prevallë, do të mbyllet për qarkullim të dielën nga ora 11:30, për shkak të protestës së paralajmëruar që do të mbahet nga ora 12:00, në Shtërpcë

Pamja nga barrikada në Shtërpcë

Policia Rajonale e Ferizajt, ka njoftuar se rruga Shtërpcë-Prevallë, këtë të diel, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit për media, duke filluar nga ora 11:30, rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc, komunës së Shtërpcës, deri në Brezovicë, për shkak të protestës së serbëve në komunën e Shtërpcës.

“Njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpce, nga ora 12:00. Rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë. Sapo të përfundon protesta do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, njëherësh edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka paralajmëruar protestë për të dielën, lidhur me plagosjen e dy djemve serbë, të cilët u qëlluan me armë zjarri në fshatin Gotovushë.

Jevtiq, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për protestë, e cila pritet të fillojë nga ora 12:00, para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë.

Sipas mediave serbe, protesta edhe në veri do të mbahet kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Listës Serbe.

Protesta ishte planifikuar fillimisht për datën 9 janar, por organizatorët vendosën ta ndryshojnë datën.

Gjithashtu, në të njëjtën orë dhe ditë, edhe Lista Serbe ka paralajmëruar, siç e quajtën ata, një protestë të madhe para Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika