Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe Andorrës me barazim, pa gola.
Dardanët e dominuan të gjithë pjesën e parë, por pa gjetur golin. Rastin më serioz e pati Vedat Muriqi në fund të pjesës së parë, por goditjen e priti portieri i Andorrës.
Kosova është duke u përballur me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.