Mbyllja e institucioneve paralele në veri – Policia interviston njërin nga 5 përfaqësuesit e dyshuar serbë

Policia e Kosovës ka intervistuar njërin nga pesë përfaqësuesit serbë të dyshuar lidhur me mbylljen e institucioneve paralele në veri

Policia e Kosovës ka intervistuar Ivan Zaporožacin, kryetar i të ashtuquajturës Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës.

Intervistimi i tij është bërë në orën 11:00, ndërsa gjatë ditës pritet që të intervistohen edhe Igor Simiq e zyrtarë të tjerë që kanë udhëhequr me institucionet ilegale paralele në veri të vendit.

Në total, Policia e Kosovës ka ftuar 5 persona për intervistim.

Gjatë ditës, Lista Serbe kanë mbajtur një konferencë për media, ku Igor Simiq, ftesat e Policisë për udhëheqësit e këtyre institucioneve ilegale i ka konsideruar si persekutim politik.

Ai megjithatë, ka theksuar se do t’u përgjigjen ftesave.

Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika