Mbyllja e qendrave sociale në veri – OSBE e shqetësuar për ndikimin te komunitetet jo shumicë

Autoritetet e Kosovës të premten kanë mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në veri të Mitrovicës në kuadër të sistemit paralel serb.

Këto qendra u mbyllën për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Lidhur me këtë ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë, ku ka theksuar se mbyllja e tyre do të ndikojë negativisht në qasjen në shërbime kyçe për komunitetet jo shumicë në Kosovë.

“Misioni vëren se mbyllja e Qendrave për Mirëqenie Sociale të drejtuara nga Beogradi që ndodhi të premten, do të ndikojë në qasjen në shërbimet kyçe për komunitetet jo-shumicë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

OSBE shton se çdo ndërprerje e shërbimeve do të ndikojë në mënyrë disproporcionale tek grupet sociale të cenueshme.

“Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale.  Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Për mbylljen e këtyre qendrave ka reaguar edhe ambasada amerikane në Kosovë.

Ambasada amerikane është shprehur e shqetësuar për, siç ka thënë, mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.

“Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhej në reagimin e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika