Mbytet një 9-vjeçare në lumin Buna, Policia në kërkim të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë

Hetimet e Policisë kanë nxjerrë në pah detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër, ku besohet se nëna me tre fëmijët e saj të mitur mund t’i kenë dhënë fund jetës duke u mbytur në lumin Drin

Një grua bashkë me tre fëmijët e saj në Shkodër u raportuan si të zhdukur.

Policia e Shtetit thotë se në ujërat e lumit Buna u gjet trupi i vajzës, 9 vjeçare, e cila sipas Policisë dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia thotë se 31-vjeçari, është arrestuar si i dyshuar për “shkaktim i vetëvrasjes”.

Përderisa, Policia e Shkodrës po vijon punën për gjetjen e tre të tjerë të cilët dyshohet se u larguan nga banesa e të dyshuarit më 02.05.2024 për shkakt të dhunës së ushtruar nga ai ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Gruaja e të dyshuarit, A.A është 39-vjeçare dhe fëmijët e tyre të mitur, 9, 8 dhe 3 vjeç.

Rastin në Polici e kishte raportuar vetë i dyshuari më 03.05.2024 se një ditë para, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

“Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve. Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika