Mc Kresha i bashkohet skuadrës kosovare, kjo do të jetë detyra e tij

Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu, i njohur si "Mc Kresha" ka pranuar të bëhet pjesë e stafit të skuadrës nga Liga e Parë, Phoenix.

Reperin nga Mitrovica nuk do ta shohim më vetëm nëpër koncerte, por edhe në stadiumet kosovare.

“Mc Kresha” iu është bashkuar Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral, ka njoftuar klubi të hënën.

Ai përveçse konsiderohet një nga reperët më të mirë shqiptar, është edhe sportdashës i madh i futbollit.

Së fundmi, “Mc Kresha” ka marrë licencën C të trajnerit. Ai ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s në Tiranë.

Gjatë fëmijërisë është marrur me futboll dhe ka qenë pjesë e klubit Trepça, si portier.

Një lëndim në gju ia ka pamundësuar të vazhdojë karrirën për tu bërë futbollist profesionist.

“Mc Kresha” është një tifoz i zjarrtë i Liverpoolit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika