Është njëri nga projektligjet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë, por Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, po del të jetë jo adekuat.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pajtuar me kërkesën e BE-së, që për këtë projektligj të kërkohet edhe opinioni i Komisionit të Venecias.
Por megjithatë, ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, bashkëpartiake e Konjufcës, insiston se versioni i ri i projektligjit është në përputhje më rekomandimet e komisionit në fjalë.
Flamur Pireva nga ministria e Drejtësisë ka thënë se “Sa i përket dërgimit të Projektligjit për KPK-në nga ana e kryetarit Konjufca, kjo çështje mbetet në diskrecionin e Kryetarit të Kuvendit se si kryetari ka vlerësuar, por ne e vlerësojmë që versioni i ri i Projektkigjit për KPK-në është punuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Versioni i ri i Projektligjit tashmë i miratuar në Qeveri, sipas MD-së, gjatë hartimit, është përcjellë me një proces të gjatë të konsultimeve dhe diskutimeve më të gjithë akterët.
Kundër versionit të ri të projektligjit janë edhe organizata joqeveritare.
Lavdim Makshani nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se janë disa pika që bien ndesh më Kushtetuten e vendit.
Lavdim Makshana nga IKD ka thënë se me “Më ndryshimet e reja pritet që Këshilli Prokurorial i Kosovës t’i ketë 19 anëtarë ku anëtarve aktual do të ju shtohen edhe 8 anëtar jo prokuroro dhe ne kemi konsideru që këto ndryshime bien ndesh më kushtetuten e Kosovës me strategjinë për sundimin e ligjit dhe me vet opinionin e komisionit të Venecias”.
Madje, sipas Makshanës, numri i anëtarve do të shkaktojë problem në vendimarrjen e Këshillit Prokurorial.
Ai ka thënë tutje se “Anëtari i 12-të prej anëtarve jo prokuror do ta formoj kourumin në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kjo do të ndikoj në vendimarrjen e këshillit prokurorial pasi ata do të varen nga shumica e zgjedhur nga Kuvendi e jo nga Prokuroret. Kjo do të paraqet një politizim të Këshillit Prokurorial”.
Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, në dy lexime por ai u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Ditë më parë, Qeveria miratoi versionin e dytë të këtij projektligji të cilin tani do ta trajtojë sërish Komisioni i Venecias.