Më 1 prill hyjnë në fuqi kundërmasat e BE-së ndaj tarifave të Trumpit

Bashkimi Evropian ka njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

BE-ja ka paralajmëruar kundërmasa me vlerë prej 26 miliardë eurosh.

Vendimi vjen pasi administrata Trump ka rritur zyrtarisht tarifat për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit me 25%, raporton AP.

“Ndërsa SHBA-ja po aplikon tarifa me vlerë 28 miliardë dollarë, ne po përgjigjemi me kundërmasa me vlerë 26 miliardë euro (28 miliardë dollarë)”, ka thënë në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Komisioni menaxhon konfliktet tregtare në emër të 27 vendeve anëtare.

“Ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për negociata. Ne besojmë fuqimisht se në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa”, ka shtuar von der Leyen.

Komisioni ka thënë se nga këto kundërmasa do të goditen produktet e çelikut dhe aluminit, por edhe tekstilet, artikujt prej lëkure, pajisjet shtëpiake, veglat e shtëpisë, plastika dhe druri.

Produktet bujqësore do të ndikohen gjithashtu, duke përfshirë shpendët, viçin, disa ushqime deti, arrat, vezët, sheqerin dhe perimet.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika