Më 1 qershor Shqipëria e merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të jenë në Nju Jork në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit. Më 1 qershor 2022, Shqipëria merr presidencën e Këshillit për 30 ditë

Më 11 qershori 2021, Shqipëria u pranua si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Një vit më pas, për 30 ditë Shqipëria do të mbajë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të jenë në Nju Jork në marrjen e stafetës të drejtimit Këshillit të Sigurimit, përcjell Top Chanal.

Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB ka treguar përgjegjësinë e madhe dhe privilegjin e marrjes të presidencës të Këshillit të Sigurimit.

Olta Xhaçka, shefja e diplomacinë Shqiptare, ka thënë se me marrjen e presidencës së këshillit, Shqipëria do të jetë pararojë e përpjekjeve diplomatike për të izoluar Rusinë

Shqipëria është pranuar anëtare e OKB më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, është votuar për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit. I cili përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare janë me mandat dyvjeçar.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika