Më 12 tetor Kuvendi i Shqipërisë mban seancë të posaçme për Kosovën

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që më 12 tetor ta mbajë seancën e posaçme për Kosovën, si dhe miratimin e një rezolute rreth situatës në Kosovë

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka vendosur që më 12 tetor ta mbajë seancën e posaçme për Kosovën, për miratimin e një rezolute rreth situatës në Kosovë.

Seanca nga takimi i Konferencës së Kryetarëve u shoqërua me debate, ku kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, kërkoi seancë urgjente për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

“Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar”, ka thënë deputeti shqiptar, Bardhi.

Nga ana tjetër, PS-ja propozoi që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

“Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor”, ka thënë fillimisht kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ndërkohë që kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, u shpreh se ” Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot”.

Tabaku ka theksuar se “shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”, raporton Euronews.

Pas diskutimeve u vendos që seanca e posaçme të mbahet më 12 tetor dhe debati për Kosovën të zgjasë 5 orë në parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord të dalin me një rezolutë të përbashkët për dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika