Me 170 karatë, ky mund të jetë diamanti më i madh rozë i gjetur në 300 vjet

I quajtur "Lulo Rose", diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale Lulo në Angola. Ndërkaq, ai është cilësuar sikurse "artikull jashtëzakonisht i rrallë", nga ekspert të fushës

Diamanti rozë prej 170 karatësh, i zbuluar në Angola, mund të jetë guri më i madh i këtij lloji të çmuar, i gjetur në 300 vjet, sipas minatorit australian, Lucapa Diamond Company.

I quajtur “Lulo Rose”, diamanti u gjet në minierën e diamanteve aluviale “Lulo” në rajonin Lunda Norte të Angolës në Afrikë, ka thënë kompania në një deklaratë të mërkurën përkrah partnerëve të saj, minatorin shtetëror të diamanteve Endiama dhe Rosas & Petalas.

Minierat e Angolës janë ndër dhjetë prodhuesit më të mirë në botë të diamanteve, sipas Institutit Gemologjik të Amerikës, i cili hulumton prodhimin e diamanteve.

Në minierat aluviale të diamanteve, gurët nxirren nga zhavorri dhe rëra që gjenden në shtretërit e lumenjve.

Vetëm një në 10 mijë diamante të gjetura janë me ngjyrë, sipas Stephen Wetherall, drejtor menaxhues i kompanisë Lucapa Diamond.

“Dhe vetëm një në çdo 100 diamante është më i madh se 10.8 karatë në madhësi, kështu që rikuperimi i një diamanti rozë 170 karatësh do të thotë se kemi të bëjmë me një artikull jashtëzakonisht të rrallë,” tha Wetherall për CNN.

“Ne kemi gjetur diamante rozë më parë, por gjetja e një të tillë madhësie është jashtëzakonisht e rrallë”, tha ai.

Guri i çmuar rozë pritet të dalë në ankand nga kompania shtetërore e marketingut të diamantëve Angolë, Sodiam.

Wetherall nuk pranoi të jepte një vlerësim të vlerës së tij, sepse diamanti është ende duke u ekzaminuar dhe vlerësuar.

“Rekordi dhe diamanti spektakolar rozë i gjetur nga Lulo vazhdon të shfaqë Angolën si një lojtar të rëndësishëm në skenën botërore për minierat e diamanteve dhe demonstron potencialin dhe shpërblimet për angazhimin dhe investimet në industrinë tonë në rritje të minierave të diamanteve”, tha Diamantino Azevedo, ministri i Angolës.

Diamantet me ngjyra të mëdha kanë arritur çmime rekord në ankande vitet e fundit.

Prillin e kaluar, diamanti “The De Beers’ Cullinan Blue” 15,10 karatësh u shit për 57,5 ​​milionë dollarë në një ankand nga Sotheby’s në Hong Kong.

Megjithatë, nuk arriti të mposhtë rekordin e vendosur nga diamanti 14,62 karatësh “Oppenheimer Blue”, i cili arriti vetëm 70,000 dollarë shtesë, kur u shit në 2016.

Diamanti më i madh i Angolës, i quajtur “Guri i 4 Shkurtit”, u gjet nga miniera Lulo në shkurt 2016, sipas Lucapa. Guri 404.2 karatësh u shit për 16 milionë dollarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika