Më 18 dhe 19 janar mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, diskutohet edhe për Kosovën

Më 18 dhe 19 janar të vitit 2023, pritet të mblidhet në Bruksel, autoriteti më i lartë i NATO-s që njihet si Komiteti Ushtarak, në të cilin do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë

NATO

Më 18 dhe 19 janar të këtij viti, në Bruksel do të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s që njihet si Komiteti Ushtarak. Në këtë Komitet do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të lëshuar nga NATO, ku thuhet se në pjesën e parë, shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacionalë të KFOR-it dhe do të bisedojnë për situatën në Kosovë, misionin e KFOR-it dhe mjedisin e sigurisë.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

Ndër të tjera, do të diskutohet edhe për misionin në Irak dhe për ngritjen e kapaciteteve të NATO-s më partnerët operacionalë si Suedia, Finlanda dhe Australia.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thekson tutje komunikata.

Ndërkaq, siç njofton komunikata, sesioni përfundimtar i këtij takimi dhe diskutimi, do të fokusohet në mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika