Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore 2022.
Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.

“Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta”, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vetë kandidati)”, është thënë në njoftim.