Më 19 mars pritet të fillojë rundi i ri i dialogut Kosovë – Serbi

Rundi i dytë i dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovë she Serbi, në nivel të kryenegociatorëve, do të mbahet më 19 mars

Më 19 mars të këtij viti, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq pritet të takohen në Bruksel.

Një takim për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve.

“Duhet të pranojë se marrëdhëniet tona kanë disa sfida tash, e këto sfida janë për shkak të trajtimit të minoritetit serb në Kosovë. Është çështje emergjente humanitare që duhet adresuar menjëherë. Shpresoj që Qeveria është pajtuar të jetë fleksibile në këto diskutime në dialog të martën. Në ndërkohë e kam përgëzuar kryeministrin për vendimin që ka marrë për Deçanin. Ishte vendim i vështirë, por i duhur”, ka thënë emisari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Escobar ka treguar se ka dëgjuar rrëfimet e qytetarëve lidhur sfidat që  po përballen nga rregullorja e re e BQK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i BQK-së nuk do të zhbëhet, por pas takimit, Escobar ka thënë se Kurti i ka premtuar se do të shqyrtojë disa propozime të tij për dinarin.

Lexo më shumë: Escobar pas takimit me Kurtin: Më premtoi se do t’i shqyrtojë propozimet e mia për dinarin

“Janë ata [serbët në Kosovë] anëtarët më të cenueshëm, personat me aftësi të kufizuara, pensionistët dhe studentët. Jam prekur nga rrëfimet e tyre se si vendimi i ka prekur ata. Kryeministri e pranoi këtë dhe premtoi se do të shikonte disa nga propozimet që ia paraqita sot”, ka deklaruar Escobar para medieve.

Emisari amerikan, mes të tjerash, ka theksuar se SHBA-ja mbetet partnerja më e besueshme dhe më e angazhuar e Kosovës, por, sipas tij, çështja e dinarit paraqet sfida në raportet me Kosovën

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika