Më 2023 çdo 24 minuta ndodhi një aksident në Kosovë

Nga të dhënat e Policisë së Kosovës rreth aksidenteve në trafik, nga janari deri në fund të nëntorit të vitit 2023, del se çdo 24 minuta ndodh një aksident në Kosovë. Krahasuar me vitin 2022, shifrat e aksidenteve gjatë vitit 2023 shënojnë rritje

Një raport i ri i lëshuar nga Policia e Kosovës ka vënë në dukje një trend shqetësues të rritjes së numrit të aksidenteve rrugore në vend. Sipas të dhënave, gjatë vitit të fundit është regjistruar një rritje prej rreth 7.54% e aksidenteve me lëndime dhe një rritje prej 2.65% e aksidenteve totale në krahasim me vitin paraprak 2022.

Statistikat detajojnë se në vitin 2022 janë shënuar 20 mijë e 794 aksidente, ndërsa në vitin 2023 ky numër ka shkuar në 22 mijë e 370. Kjo do të thotë se, mesatarisht, një aksident rrugor ndodh çdo 23.49 minuta në Kosovë.

Aksident në mes dy veturave në fshatin Dobërdol të Podujevës më 28 dhjetor 2023

Të dhënat e mbledhura tregojnë një ndryshim të qartë në trendet e aksidenteve rrugore në vend. Duke krahasuar me vitin 2022, me periudhën e njëjtë deri në nëntor 2023, shihet një rritje e lehtë në numrin e aksidenteve totale, nga 20 mijë e 794 në 22 mijë e 370.

Ndërsa kjo shifër tregon për një intensifikim të aktivitetit në rrugë, një lajm pozitiv është se aksidentet fatale dhe numri i të vdekurve kanë shënuar një rënie të vogël, përkatësisht nga 95 në 93, dhe nga 106 në 103, gjithmonë duke mos përfshirë aksidentet e ndodhura në muajin dhjetor.

Në një analizë më të thelluar, numri i aksidenteve me lëndime është rritur ndjeshëm, nga 7 mijë e 748 në 8 mijë e 332, që përkthehet në një rritje prej 7.54%.

Kjo rritje është ndjeshëm më e lartë se rritja e numrit total të aksidenteve, e cila ishte vetëm 2.65%. Këto statistika tregojnë për një nevojë urgjente për të adresuar faktorët që kontribuojnë në aksidentet rrugore dhe për të zbatuar strategji efektive të parandalimit.

Statistika të prezantuara në konferencë për media nga Policia e Kosovës në dhjetor 2023

Kundërvajtje 

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të përmirësuar sigurinë rrugore, edhe pse Policia e Kosovës i ka shpërndarë përgjatë vitit 2023, 19 mijë 666 kundërvajtje, për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, efektet e këtyre masave ende nuk janë të ndjeshme në reduktimin e numrit të aksidenteve me dëme materiale, të cilat kanë shënuar një rritje nga 12 mijë e 951 në 13 mijë e 294.

Foto ilustrim, Policia e Kosovës duke regjistruar një gjobë

Gjendja në rrugët e Kosovës është shqetësuese, pasi numri i aksidenteve është në rritje të vazhdueshme krahasuar me tri vitet e fundit.

Ndër faktorët kryesorë të këtyre aksidenteve janë rrugët e dëmtuara dhe mospërshtatja e shpejtësisë. Sipas statistikave të policisë dhe ekspertëve të komunikacionit, rrugët më të sigurta në vend konsiderohen autostradat.

Më 16 dhjetor një vetaksident ka ndodhur rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar. Deri te aksidenti ka ardhur nga kushtet e dobëta të rrugës dhe mos përshtatja e shpejtësisë

Kosova me rrugë të pasigurta, pothuajse çdo 25 minuta një aksident trafiku

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika