Me 25 vite dënohet Ragip Gashi përvrasjen e gruas

Me 25 vite burgim është dënuar Ragip Gashi, për vrasjen e bashkëshortes së tij, më 2016. Gjykata në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për herë të dyte, duke e shpallur fajtor të njëjtin për vrasje të rëndë e armëmbajtje pa leje. Por dënimi i tij nuk mund të ishte më i ashpër, pasi në raportet e Psikiatrisë Forenzike, thuhej se i njëjti kishte aftësinë e tij mendore të zvogëluar në momentin e kryerjes së veprës

Për herë të dytë Ragip Gashi është shpallur fajtor e është dënuar me burgim për vrasjen e gruas së tij më 2016.

Gashi u dënua me dënim unik prej 25 vitesh burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprat penale vrasje e rëndë e armëmbajtje pa leje.

“Gjykata në bazë të dispozitave ligjore në bazë të kodit të procedurës penale dhe kodit penal të Republikës së Kosovës, të pandehurit Ragip Gashi i shqipton për veprën penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3, 1.4 dhe 1.11 të kodit penal i shqiptohet dënim në kohëzgjatje prej 24 viteve, derisa për veprën armëmbajtje pa leje e dënon me 2 vite.”, thotë Fatime Dermaku – Kryetare e trupit gjykues.

I njëjti ishte shpallur fajor e dënuar me dënim unik prej 25 vitesh edhe në vitin 2020, nga Gjykata në Prishtinë, por Apeli e ktheu edhe njëherë në rigjykim.

Kryetarja e trupit gjykues tregoi për rrethanat që kanë ndikuar për të mos u vendosur dënim më i lartë ndaj tij.

“Bazuar në ekspertizën mjeko ligjore të Institutit të Psikiatrisë i cili ka theksuar, ka konstatuar se i pandehuri në kohën kur e ka kryer veprën penale aftësia e tij mendore ka qenë e zvogëluar, prandaj duke e pasur parasysh këtë rrethanë e ka shqiptuar dënimin si më lartë”, shtoi ajo.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ragip Gashi më 21 dhjetor 2016 në Prishtinë, në lagjen “Mati 1”, i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake e privon nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën M.G.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika