Më 26 maj do të ndeshen Drita dhe Llapi për finalen e Kupës së Kosovës

Llapi dhe Drita do të luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll më 26 maj në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë në orën 20:00

Llapi dhe Drita do të luajnë në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ndeshje kjo që do të luhet më 26 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.

Tashmë është tërhequr shorti se cila skuadër do të cilësohet si vendase dhe cila pjesë e tribunave iu takojnë tifozëve.

Kështu “Legjendat” do të jenë në Jug ndërsa ata të Dritës “Intelektualët” në Veri.

“Sot më datë 18.05.2022 në selinë e FFK-së, në praninë e përfaqësuesve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Dritës dhe Llapit është bërë tërheqja e shortit ku është përcaktuar ekipi vendas, Drita, e ekipi mysafir Llapi. Sipas shortit, tifozëve tanë “Legjendave” u takon tribuna në sektorin Jug, kapaciteti i së cilës është 2613 tifozë, transmeton “Telegrafi”.

Ilustrim

“Finalja e Kupës së Kosovës, Drita – Llapi zhvillohet më 26 maj nga ora 20:00 në Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KF Llapit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika