Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka njoftuar se se më 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar, Adem Jashari, shtatorja e tij është duke u vendosur në Prishtinë.
“Bac, mezi po presim!”, ka shtuar Krasniqi.
“Shtatorja e Adem Jasharit po vjen në Prishtinë! Me 28 nëntor, me rastin e 68 vjetorit të lindjes së heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, njëkohësisht Ditës së Flamurit dhe daljes publike të UÇK-së, planifikohet që shtatorja e Komandantit Legjendar të vendoset aty ku e ka vendin, në zemër të kryeqytetit. Bac, mezi po presim!”, ka shtuar i pari i PDK-së.