Me 5 raketa të gjuajtura në lindje të Tajvan-it, Kina i dërgon një sinjal të ashpër Japonisë dhe SHBA-së

Shteti i Kinës i ka gjuajtur pesë raketa në ujërat që janë pjesë e zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, në lindje të Tajvanit

Kjo fotografi e publikuar nga Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës synon të tregojë raketa konvencionale që po testohen në ujërat në brigjet lindore të Tajvanit nga një vendndodhje e pazbuluar në Kinë. Foto: New York Times

Koreja e Veriut prej vitesh ka hedhur raketa në ujërat e Japonisë pa ndonjë incident të madh. Por tash një Kinë gjithnjë e më e fuqishme dhe agresive bëri të njëjtën gjë të enjten si pjesë e stërvitjeve ushtarake – kjo ka ngritur shqetësime të ashpra në qarqet politike dhe të sigurisë nga Tokio në Washington.

Gjuajtja e pesë raketave nga Pekini në ujërat që janë pjesë e zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, në lindje të Tajvanit, kjo po shihet si një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara edhe për Japoninë nëse i  ndihmojnë Tajvanit në rast të një konflikti atje, thanë analistët.

Pekini dëshiron t’i kujtojë Uashingtonit se mund të godasë jo vetëm Tajvanin, por edhe bazat amerikane në rajon, siç është baza ajrore Kadena në Okinaëa, si dhe çdo forcë pushtuese detare, tha Thomas G. Mahnken, një ish-zyrtar i Pentagonit që është tani president i Qendrës për Vlerësime Strategjike dhe Buxhetore në Uashington.

Pekini gjithashtu u kujton japonezëve se prania ushtarake amerikane në Okinaëa e bën Japoninë një target, shtoi ai.

Daniel Sneider, ekspert për marrëdhëniet e jashtme të Japonisë në Universitetin e Stanfordit, tha se kinezët “duan të demonstrojnë se kanë aftësinë për të vendosur një bllokadë ndaj Tajvanit dhe duan të dërgojnë një mesazh shumë të qartë për ata që do t’u vijnë në ndihmë. Tajvanin – SHBA-në dhe Japoninë- që mund t’i shënjestrojnë gjithashtu.

Chinese Missiles Strike Near Taiwan

“Nëse dikush në Japoni mendonte se mund të shmangte përfshirjen në një konflikt në ngushticën e Tajvanit,” shtoi z. Sneider, “kinezët kanë treguar se nuk është kështu.”

Analistët sugjeruan gjithashtu se stërvitjet ushtarake të Kinës në ujërat përreth Tajvanit duket se do të ndryshojnë status quo-në në rajon, ashtu sikurse stërvitjet në 1995 dhe 1996 fshinë vijën mesatare në qendër të ngushticës së Tajvanit.

“Ky ushtrim do të zgjasë vetëm tre ditë,” tha Tetsuo Kotani, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Meikai dhe një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Japonez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, “por ky lloj ushtrimi masiv ndoshta do të bëhet rutinë gjatë viteve të ardhshme”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, vizita e së cilës në Tajvan këtë javë ndezi tensionet rajonale, mbërriti në Japoni të enjten mbrëma dhe pritet të takohet të premten me politikanë të nivelit të  lartë japonezë, duke filluar me një mëngjes me kryeministrin Fumio Kishida.

Disa analistë kanë argumentuar se nëse qëllimi i Pekinit do të ishte të frikësonte Japoninë, të shtënat me raketa mund të kishin efektin e kundërt te udhëheqësit japonezë.

Japonia prej vitesh ka parë me kujdes fuqinë në rritje të fqinjit të saj dhe ka filluar planet për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj, duke punuar më afër me aleatët e saj për t’iu kundërvënë Kinës dhe duke u mbështetur më pak në Washington-in

Ky evolucion nga orientimi i tij pacifist dhe i pasluftës fitoi një shtysë të re me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, pas së cilës Liberal Demokratët në pushtet rekomanduan dyfishimin e shpenzimeve ushtarake në 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto..

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika