“Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, Haradinaj i ndan medalje Blair-it

"Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi"

Për nder të rolit dhe të kontributit në ndaljen e gjenocidit dhe mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe në shenjë respekti e mirënjohjeje, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen, “Me besim në Zot Atdhe e Shtet”, ish-kryeministrit britanik, Tony Blair.

Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës i është përgjithmonë falënderues Blair-it për mbështetjen dhe angazhimin e tij për Kosovën.

“Me respekt dhe mirënjohje, për shërbimin, rolin dhe kontributin e tij në ndalimin e gjenocidit, mbështetjen e çlirimit të Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtës sonë për një shtet të pavarur, Kryeministrit Tony Blair, në shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit, i dedikova medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

“Kontributi i Shkëlqesisë së Tij, z. Blair, për lirinë e popullit të Kosovës, janë vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e pashlyer të historisë britanike, shqiptare dhe botërore.  Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e Kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika