Me emër e mbiemër, kush janë shqiptarët e UDB-ës që i përmendi Fehmi Berisha në “Debat Plus”?

Fehmi Berisha, ish-i burgosur politik, ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që kanë shërbyer në UDB-a dhe kanë marrë pjesë në torturat e tij

Në emisionin “Debat Plus”, Fehmi Berisha, ish-i burgosur politik dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ka zbuluar emrat e disa prej shqiptarëve që kanë shërbyer në UDB, shërbimin sekret jugosllav, dhe që kanë qenë të përfshirë në torturimin e tij.

Këta individë kanë luajtur role të ndryshme gjatë arrestimit, hetimeve e torturave që Berisha ka përjetuar.

Ish- i burgosuri politik Berisha ka përmendur emrat e mëposhtëm si pjesë e UDB-ës:

  1. Lorenc Selmani – Një nga hetuesit e sigurimit që ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
  2. Shaban Zeqiraj – Një hetues që sipas Berishës nuk e ka torturuar gjatë hetimeve në Prishtinë.
  3. Sabah Muhaxheri – Një tjetër hetues që, bashkë me Zeqirajn, nuk e ka torturuar.
  4. Asllan Sllamniki – Hetuesi famëkeq që ka filluar torturat e dhunshme ndaj Berishës.
  5. Bezhgjet Bezhgjeti – Ndihmës i Sllamnikut nga Shkupi, i njohur për brutalitetin e tij, por Berisha dyshon se ky ka qenë shqiptar, pasi sipas tij, nuk fliste mirë shqip.
  6. Bafti Jakupi – Një tjetër ndihmës i Sllamnikut, profesor i fizkulturës nga Medvegja, që ka marrë pjesë në torturat.
  7. Musa (Baleci ose Bajgora?) – Një person tjetër që Berisha përmend në listën e torturuesve, por për të cilin nuk është i sigurt për mbiemrin e saktë.

Gjatë intervistës, Berisha përshkroi në detaje torturat brutale që ka pësuar, ku serbët e mbanin të lidhur, ndërsa shqiptarët e godisnin me shkop të drurit dhe mjete të tjera të rënda.

Torturat ishin të përnatshme dhe vazhdonin deri në orën 3 të mëngjesit, ndërsa hetimet bëheshin dy herë në ditë ka treguar Berisha në “Debat Plus”.

“Hetimet kanë qenë dy herë në ditë (…) kurse torturat natën, si u fikshin dritat të thirrshin Berisha eja, torturat vazhdonin deri në ora 3 të mëngjesit (…) Këta tre (Sllamniku, Jakupi e Bezhgjeti) më kanë maltretuar, ka pasur edhe serbë, po atyre nuk kam arritur me ua mësu emrat. Ata (serbët) më kanë mbajtë, këta (shqiptarët) më kanë maltretuar”, ka treguar Berisha.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika