“Më është mpirë krahërori, u mbush dora gjak” – Emin Kelmendi përballë dhunës së UDB-së

Në një rrëfim emocionues, Emin Kelmendi, ish-i burgosuri politik, ka ndarë përvojën e tij të tmerrshme nga demonstratat e vitit 1981.

Ai ka kujtuar se si në moshën 15- vjeçare, për herë të parë e kuptoi padrejtësinë dhe diskriminimin e sistemit të atëhershëm jugosllav.

“Për herë të parë, në moshën 15- vjeçare kuptova se cilat janë padrejtësitë dhe seleksionimin që e bënte Jugosllavia e atëhershme, barazi nuk kishte, as bashkim vëllazërim, fjalët ishin rrena boshe”, është shprehur ai.

Kelmendi, i cili ishte i angazhuar në demonstratat e 81-tës, përshkruan momentin kur, gjatë protestave, iu bashkua grupit të studentëve dhe u përball me dhunën e policisë.

Ai rrëfen se pas një sulmi me lotsjellës, kur kishte ndier një dhimbje të papritur në kraharor, kishte menduar se ishte nga gazrat tymues, vetëm për të zbuluar më vonë se ishte plagosur rëndë.

“Policia kordon rrugës dhe dikush ka aktivizuar një kamion e ka lëshu pa njeri dhe është përmbys, më pas kanë filluar të shtënat me armë zjarri. Erdhën lajmet që dikush u plagos atje, erdhi lajmi që më thanë se është vra Salih Abazi koleg i punës. Pastaj unë mendova të shpërndahemi dhe të takohemi të nesërmen përsëri në të njëjtin vend te puna. Atëherë e kam ndier që më është mpirë krahërori, mirëpo unë mendova që është bombol gazi që i hidhinin ata si tymues, unë as nuk u rrëzova, asnjë gjë, vetëm e mbaja krahërorin se kisha një shtrëngim, ata që kisha afër thoshin se o u plagos edhe kur i dëgjova e shikova dorën më ishte mbushur gjak. Filloi të më lëshonte fuqia dhe ata më kapën, doli një burrë i gjatë me plis me xhamadan edhe iu tha sille te na, më dërguan në shtëpi të tyre edhe po i thonë thirre doktorin, por u operova në spital”, ka rrëfyer ai në “Debat Plus”.

Pas kësaj, ai u transportua në një spital, ku mori ndihmë mjekësore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika