Me fat Fitër Bajrami të gjithë besimtarëve të fesë islame

Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit. Kjo festë e shejntë për Muslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, ku besimtarët agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit

Gëzuar festa e Fitër Bajramit.

Kjo festë e shejntë për myslimanët vjen pas muajit të ramazanit, ku besimtarët agjëruan, duke iu përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj krijuesit të tyre, zotit.

Stafi i Televizionit Dukagjini ua uron të gjithë besimtarëve pranimin e lutjeve dhe veprave të mira të bëra gjatë muajit të ramazanit, si dhe pranimin e agjërimit të tyre.

Ndryshe, manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajtën ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkëlzen Hoxha.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht, organizon pritje për urim në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Në ditën e fundit të Ramazanit, Tërnava ua uron të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit

Në një mesazh për festën e Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka theksuar rëndësinë e festimit të kësaj dite për t’i forcuar lidhjet familjare dhe për të kultivuar një shoqëri të lumtur e të ndërgjegjshme.

Në një adresim për media, në ditën e fundit të muajit të Ramazanit, Tërnava ka thënë se duhet bërë më shumë që këto festa të mos zbehen, por të festohen në mënyrën më të mirë.

Ai ka thënë se këtë festë, e cila vjen pas muajit të shenjtë të ramazanit, besimtarët do të jenë më afër njëri-tjetrit.

Në ditën e fundit të Ramazanit, Tërnava ua uron të gjithë besimtarëve festën e Fitër Bajramit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika