Me fletarrest nga Serbia, në Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, shkruan gazeta KOHA. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, shkruan gazeta KOHA. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.

Burime zyrtare për gazetën KOHA tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30.

Ndryshe, i freskët është rastin me Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e  Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, i cili në korrik vitin e kaluar, u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

Pas paraburgimit ekstradues disa ditor dhe pasi u lëshua në “arrest shtëpiak” në Çair, Blerimi arriti të arratiset nga Maqedonia dhe të futet ilegalisht në Kosovë. (koha.mk)

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika