“Me Gjykatën Speciale nuk u mashtruan deputetët, ajo ishte sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës”

Deputeti Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se deputetët e Kosovës nuk janë mashtruar gjatë votimit për themelimin e Gjykatës Speciale. Ai tha se kjo ishte sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës dhe u bë për të hedhur poshtë raportin e Dick Martyt

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se deputetët e Kosovës nuk janë mashtruar kur e kanë votuara themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Berishës, ajo ishte sakrifica e fundit që është bërë në shërbim të Kosovës.

“Gjykata Speciale është sakrifica e fundit në shërbim të Kosovës, që po e bëjnë ata [ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës] që janë në Hagë”, ka thënë Berisha.

Pse është dashur që krerët e UÇK-së të sakrifikojnë?

“Sepse në Këshillin e Evropës, është miratuar një raport i cili e akuzonte Kosovën për trafikim të organeve. Në luftëra trafikimi i organeve dhe dhunime etj, janë krimet më monstruozë në luftë dhe Kosova e kishte këtë etiket. [gjykata speciale u themelua] vetëm e vetëm për të hedhur poshtë raportin e Dick Martyt”, ka thënë Berisha.

Sipas tij Kosova nuk u mashtrua por e ka bërë sakrificën e saj për të dëshmuar pafajësinë e vetë.

“Kosova i tregojë botës se unë e bëjë edhe Gjykatën Special vetë, dhe shqyrtojë këtë raport të Dick Martyit edhe do ta demantojë krejt botën. Sepse lufta jonë ishte Çlirimtare dhe se UÇK-ja nuk ka bërë trafikime të organeve sepse ne nuk kishim kapacitete as me luftë sa duhet e lerë më me bo trafikime. Ne s’kemi pasur shëndetësi atëherë kur kemi hy në luftë fare, atë herë nuk ka ekzistuar  shëndetësia, ka qenë e Serbisë, ne i kemi pasur shoqatën Nënë Tereza”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se motivi me mbi të cilin është ndërtuar Gjykata Speciale ka dështuar.

“Aktakuzat që u ngritën nga [Gjykata Speciale] as një nuk e trajton atë[ raportin e Dick Martyit]  për çfarë është krijuar”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika