Me goditje të tavolinës e fishkëllima, deputetët e opozitës po e bojkotojnë punën e kuvendit

Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e punimeve të Kuvendit duke goditur tavolinat me shishe dhe duar. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste për themelimin e komisionit hetimor për energjinë

Deputetët e opozitës, kanë filluar që me goditje të tavolinave e fishkëllima të krijojnë zhurmë me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës.

Partitë opozitare këtë po e bëjnë si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji.

Në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, mori fjalën, deputetët e opozitës filluan të krijojnë zhurmë që t’ia ndalnin fjalën deputetit në fjalë.

Kjo mënyrë e shprehjes së revoltës ka zgjatur për disa minuta pa u ndalur fare.

Partitë opozitare kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mos hedhë asgjë në votim, pa u votuar komisioni për energji.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika