“Më kanë ardhur në shtëpi familjarët e sulmuesve, kërkoj drejtësi nga shteti”

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, ka njoftuar se pas vrasjes së nipit të tij, në shtëpi i kanë shkuar familjarë të sulmuesve.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, xhaxhai i të ndjerit kërkon drejtësi nga organet përkatëse.

“Në momentin kur janë rrokë te berberi, aty kishte qenë edhe një polic. E kam pyetur a ka reaguar, më ka thënë nuk ka reaguar. Gjyshi i njërit prej tyre më ka ardhur pas 2 dite në shtëpi, a më pranon, i kam thënë po se shqiptarë jemi. Të rinjtë tha nuk po din, edhe i joni tha është i therur. I thashë nuk është e vërtetë, nuk është bash qashtu, faktet tregojnë krejt tjetër gjë. Kur i ka parë kamerat, atëherë u bind. Më tha me pasë ditë, nuk kisha ardhë”.

“Tjetri babai i sulmuesit ma ka dërguar një njeri tjetër, ka thënë nëse ka nevojë me dërgu jashtë shtetit për ta mjekuar, e dërgojmë me harxhimet e mia. I kam thënë faleminderit, nuk kam nevojë, ma ke mbytur po ta shnoshi, s’kam nevojë. Nga shteti kërkoj drejtësi, kanë gjetur thika apo jo, nipi i ndjerë nuk flet. Unë nuk e di e kujt ka qenë. Djali nuk ka qenë problem. Kush e ka njohur fjalë të keqe për të nuk ka”, tha ai.

Po ashtu, Fejzullahu theksoi se kafiteria e njërit prej dorasit, pavarësisht rastit, vazhdon të punojë.

“Kur kam ardhur për Prishtinë e kam parë hapur….Kërkoj drejtësi nga shteti”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika