Me krizën ekonomike mbyllet Panairi i Librit në Prishtinë

Panairi i Librit në Shqipëri filloi më 7 qershor me moton "Libri mbron mendjen" është mbyllur duke pasur parasysh krizën ekonomike, e cila ndikoi në mangësinë e blerjeve të librave

Panairi i Librit në Prishtinë

Panairit të Librit në Prishtinë është rikthyer pas tre vitesh për shkak të pandemisë

“Për ne që në ditën e parë kur filloi në orën 12:00 që aty e shënuam si sukses faktin që pas tre vjetësh kthehemi me sukses”, ka thënë kryetari i Shoqatës së Botuesve, Edon Zeneli.

Sipas Zenelit, entuziazmi i rikthimit me edicionin e 22-të vështë vërejtur ende para hapjes.

Mesditën e së shtunës së 18 qershorit janë ndarë çmimet e edicionit të sivjetmë.

Shkumbin Gashi ka marrë “Çmimin për shkrimtarin më të mirë të letërsisë shqipe”, e Claude Arnaud ka marrë “Çmimin e shkrimtarit më të mirë të huaj.

“Çmimin për letërsinë për fëmijë, tregime”, e ka marrë Drita Ruhani për veprën “Në koma”. Ndërsa, “Çmimin për letërsinë për fëmijë në roman” e ka marrë Fatmir Gjestila me veprën “Briri i artë shndërrues”.

Rreth 2000 tituj të rinj e mbi 100 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi për gjashtë ditë kanë qenë në dispozicion të lexuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Rikthehet Panairi i Librit në Prishtinë

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika