“Me Kurtin, Serbia shihet si viktimë”/ Haradinaj: Prej tij, Kosova nën sanksione, si Koreja e Veriut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me raportet me partnerët strategjikë në seancën e përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Haradinaj është shprehur se prej veprimeve të pakoordinuara të Kurtit, Serbia po shihet si viktimë, e Kosova si shtet jo serioz.

Haradinaj shtoi se në këto 4 vite, marrëdhëniet me Shqipërinë, gati sa nuk prekën fundin, për shkak të Kurtit ndërsa arsyet ai ka thënë se “i dijm të gjithë”.

“Në një takim të tillë nuk duhet fshehur e vërteta. Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë. Jemi sulmuar nga grupe terroriste. Hapat e gabuar dhe të pakoordinuar të kryeministrit të qeverisë së Kosovës, për integrimin e serbëve të veriut, Serbia është parë si viktimë. Kosova është vend nën sanksione nga BE dhe SHBA. Kosova është në të njëjtin thes me Korenë e Veriut, për shkak të qeverisë Kurti”.

“Na u pamundësua anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Jemi përjashtuar nga Defender 2023, janë ndaluar njohjet ndërkombëtare. Kurrë nuk kemi pasur marrëdhënie më të ftohta me partnerët strategjikë. Kryeministri ynë ka arritur deri aty, e ka quajtur Sekretarin amerikant të Shtetit, Antont Blinken, naiv”.

“Çdo lëvizje e Kurtit është në përputhje me Serbinë. Marrëdhëniet me Shqipërinë këto 4 vite, gati sa nuk prekën fundin. Kërkojmë ndihmën e Shqipërisë, për anëtarësimin në NATO”, ka thënë ai.

Gjatë fjalimit të tij, u larguan nga salla plenare disa prej ministrave të qeverisë së Kosovës dhe një pjesë e deputetëve të pushtetit.

Haradinaj tutje tha se edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët në kohe zgjedhje nuk është shumë e hijshme.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika