Me lavaman në duar, Elon Musk viziton selinë e Twitter

Miliarderi Elon Musk, ka vizituar selinë e Twitter në San Francisko derisa finalizimi i marrëveshjes së tij të blerjes është shumë afër. Ai ka postuar një video të çuditshme të hyrjes së tij në Twitter, pasi kishte një lavaman në duar

Pamje nga videoja e Elon Musk, që tregon hyrjen e tij në selinë e Twitter me një lavaman porcelani në duar





Pronari i SpaceX dhe Tesla-s, Elon Musk bëri një vizitë në selinë e kompanisë në San Francisko të mërkurën, përpara një afati të fundit për të mbyllur marrëveshjen e tij për të blerë Twitter, duke postuar një video të tij në hollin e kompanisë në San Francisko duke mbajtur një lavaman.

“Duke hyrë në selinë e Twitter”, ka shkruar ai në Twitter të mërkurën, duke shtuar një shprehje, “let that sink in” që do të thotë “të hysh ose të depërtosh në mendje”,  për një fakt ose ide befasuese, të cilën të tjerët duhet ta besojnë dhe ta kuptojnë atë, që në këtë rast Musk po hynë si “pronar” në kompaninë e Twitter.

Po ashtu, Musk ka ndryshuar profilin e tij në Twitter për t’iu referuar vetes si “Chief Twit” dhe vendndodhjen e tij si në selinë e Twitter.

Një gjykatë i ka dhënë Musk afat deri të premten për të mbyllur një marrëveshje për të blerë kompaninë, e cila do t’i jepte fund trazirave disamujore pasi miliarderi ra dakord të blinte rrjetin social, më pas u përpoq të tërhiqej.

Megjithatë, hyrja e ashpër të Musk në selinë qendrore, nuk ishte ende e qartë nëse blerja e tij e Twitter ishte finalizuar. Twitter konfirmoi për Associated Press se postimi në video i Musk ishte i vërtetë, por nuk do të komentonte më tej.

Reuters raportoi këtë javë se Musk ka njoftuar investitorët e përfshirë në marrëveshje se ai planifikon të finalizojë blerjen deri në afatin e së premtes.

Një nga pengesat më të mëdha të Musk për mbylljen e marrëveshjes ishte mbajtja në vend e financimit të premtuar afërsisht gjashtë muaj më parë. Një grup bankash, duke përfshirë Morgan Stanley dhe Bank of America, nënshkruan në fillim të këtij viti për të huazuar 12.5 miliardë dollarë nga paratë që Musk i duheshin për të blerë Twitter dhe për ta marrë atë private.

Kontratat e forta me Musk i lidhën bankat me financimin, megjithëse ndryshimet në ekonomi dhe tregjet e borxhit që nga prilli ka të ngjarë t’i kenë bërë kushtet më pak tërheqëse. Madje Musk ka thënë se grupi i tij i investimeve do të blinte Twitter për më shumë se sa vlen.

Elon Musk rikthehet te marrëveshja për blerjen e Twitter

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika