Me librin “Poezi” nga Safoja, “Dukagjini” fiton “Çmimin At Gjergj Fishta” për përkthimin më të mirë

Është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “At Gjergj Fishta” 2024, në Lezhë, për të përkujtuar 153-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit të madh shqiptar. Shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se në këtë ceremoni është shpërblyer me çmimin për përkthimin më të mirë për librin “Poezi” nga Safoja, përkthyer nga Rudolf Marku.

Ky libër është botuar në kuadër të kolanës “Klasikë” dhe është prej botimeve të fundit të shtëpisë botuese “Dukagjini”, i cili do të prezantohet edhe në Panairin e Librit në Tiranë (13-17 nëntor).

Shtëpia botuese “Dukagjini” vjen me rreth 35 tituj të rinj dhe ekskluzivë për Panairin e Librit në Tiranë

Libri përbëhet nga një koleksion me poezi dhe fragmente poetike të poeteshës së madhe Safo, e cila vjen me një përkthim mjeshtëror, që synon të tingëllojë sa më e afërt me lexuesin e sotëm.

Kjo ngjarje, e kthyer tashmë në traditë, u organizua nga Bashkia Lezhë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, duke pasur si synim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Gjatë ceremonisë, të pranishmit përkujtuan figurën e At Gjergj Fishtës dhe theksuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla për promovimin e trashëgimisë kulturore në kohët moderne.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika