Kratë në Finlandë po mësojnë se si të lëvizin në fushën e betejës, kjo po ndodh pas luftës ruse në Ukrainë.
Andaj, qëllimi i grave finlandeze është të mbrojnë vendin në rast të një sulmi ushtarak nga ana e Rusisë pas aplikimit të Finlandës ditë më parë në NATO, që të bëhet anëtare e saj.
Sissi Moberg u nënshkrua pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt. Ajo është një nga 300 femrat finlandeze që janë regjistruar për kursin, i cili është i destinuar për rezervistët.
500 të tjerë janë në listën e pritjes, ata do të mësojnë se si të përdorin një armë, të ngrenë kampin dhe të japin ndihmën e parë.
Shoqata Kombëtare e Grave për Gatishmërinë Emergjente të Finlandës, me anë të një deklarate ka thënë se kërkesa për kurset e tyre ka fituar gjithnjë e më shumë popullaritet që nga muaji shkurt.
“Kështu që menjëherë pas fillimit të luftës, telefonat tanë filluan të binin dhe kishte e-mail dhe, në fillim, njerëzit bënin pyetje specifike si ku është streha ime më e afërt për bomba ose çfarë duhet të marr me vete atje dhe si mund të përgatitem dhe më pas kaloi në atë se si mund të marr pjesë në mbrojtjen kombëtare dhe ne jemi përpjekur t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe natyrisht kërkesa për stërvitje u rrit,” ka thënë Sissi Moberg.
Helsinki theu politikën e dekadave muajin e kaluar kur aplikoi për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.
“Ndonjëherë më duket sikur njerëzit në Evropë nuk e kuptojnë fare se Rusia është me të vërtetë aty, fqinji ynë në anën tjetër të kufirit. Për shembull, unë kam një vilë verore 9 milje larg kufirit, por po ndihemi mirë. Finlanda është shumë e përgatitur dhe siç ka treguar kjo, gratë tani janë bërë më aktive dhe vullneti për të mbrojtur vendin tonë është shumë i fortë në Finlandë, gjë që është mirë,” bëri të ditur Sissi Moberg.
Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në NATO