Me mbishkrimin “Kosova është Serbi” e foton e kriminelit Millosheviq mbushet me postera Beogradi

Me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe fotografinë e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, janë shfaqur postera në kryeqytetin serb, Beograd.

Siç raporton media “Nova”, këta postera kanë për autor Lëvizjen “Nashi”, të cilët, janë “specialistë” për vendosjen e banerave e posterave që sulmojnë mediet dhe opozitën serbe atje – por që në raste të tilla edhe postera shovinistë e etnonacionalistë.

Rastësi apo jo, këta postera janë vendosur hiç më pak se një ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika