Në kuadër të Kupës Botërore Universitare në hendboll, hendbollistet nga Universiteti i Prishtinës e kanë mbyllur këtë turne me medalje të bronztë.
Në ndeshjen për vend të tretë, hendbollistet e Kosovës e mposhtën Universitetin nga Çekia, “Palacky University of Olomouc” me rezultat 26:24.
Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, me pritje vendimtare te Kosova është dalluar portierja Venera Kafexholli. Ndërkohë, nivel të lartë kanë shfaqur edhe motrat Elisa dhe Melisa Mulaj, por edhe hendbollistet e tjera.
Me më së shumti gola ishte Elisa Mulaj me gjithsej, 8 gola, Tina Hetemi kishte 5, ndërsa nga 4 gola i shënuan edhe Melisa Mulaj, dhe Natalija Milatoviq.
Ndërsa, të dielën në mbrëmje luhet edhe finalja në konkurrencën e meshkujve, ku Universiteti i Prishtinës ndeshet me Universitetin e Kangwon, nga Koreja e Jugut.