“Me ndalimin e dinarit, shteti i Kosovës do të ketë të dhëna se sa para hyn nga Serbia”

I ftuar në emisionin “Five”, ekonomisti Erton Bega, tha se vendimi i BQK-së për ndalimin e dinarit është i duhur dhe do sjellë dobi ekonomike dhe politike për vendin

Foto ilustrim. Foto: Ibrahim Berisha (RFL/RL)

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka miratuar një rregullore që thekson se e vetmja valutë e vlefshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro. Kjo do të thotë se nga 1 shkurti, përdorimi i dinarit serb do të ndalohet.

I ftuar në emisionin “Five”, ekonomisti Erton Bega tha se ky vendim i BQK-së është i duhur dhe do të sjellë dobi ekonomike dhe politike për vendin.

Bega theksoi se komunat me popullsi shumicë serbe, tashmë do të detyrohen që valutat e dinarit t’i kthejnë në euro. Kjo, sipas tij, mund të bëhet në këmbimore legale dhe në banka të Kosovës. Sipas tij, shteti ynë pastaj do të ketë informacione se sa para futen nga Serbia në Kosovë për popullsinë lokale serbe.

“Një biznes që bën shitje me dinar, konsiderohet vepër penale, që sanksionohet me kodin penal të Kosovës… reagimet janë politike të Serbisë. Për qytetarët nuk është i vështirë këmbimi. Në ato zona ku transformohet nga dinar në euro, mund të ketë inflacion. Zakonisht gjithmonë transformimi i valutave në lokacione të caktuara përcjellët me inflacion, sepse bizneset kur e bëjnë barazimin e çmimeve bëjnë duke i ngritur çmimet jo duke i zvogëluar”

“Reagimet tjera janë politike. Sepse kjo ia pamundëson Serbisë dërgimin e mjeteve financiare për serbët e Kosovës, të cilat sillen rreth 100 milionë euro për skema sociale e pensionale. Ata duhet këto para t’i konvertojnë në këmbimore dhe banka. Në këtë rast shteti do të kishte të dhëna sa para hyjnë nga Serbia. Në situatrën aktuale nuk ka asnjë të dhënë”, tha ai.

Erton Bega, ekonomist

Sipas Begës, miratimi i kësaj rregulloreje nga BQK-ja është “përpjekje për ta zbatuar ligjin edhe në komunat veriore të Kosovës.

Ai theksoi se përdorimi i dinarit i sjell Kosovës mjaft dëme financiare.

“E shoh përpjekje për të zbatuar ligjin në komunat veriore. Në mesin e hapave që o kanë parë është eliminimi i dinarit serb si mjet i pagesës në ekonominë e Kosovës. Kjo pastaj komplet zhvillohet në mënyrë informale dhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë nga zbatimi i një valute vendore mund të jenë të mëdha, qoftë në aspektin ekonomik dhe zhvillimit të kriminalitetit. Shteti që nuk ka një kontrollë të qarkullimit të parasë ekspozohen ndaj fenomeneve të ndryshme që kanë të bëjnë me shpërlaje të parave”, tha ai.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbutet ndikimi që ato vendime do të kenë te qytetarët.

Banka Qendrore e Kosovës ka sqaruar se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika