“Më në fund ekipi i Bidenit po e ndjek politikën e Trumpit për Kurtin”

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ekipi i presidentit Joe Biden, “më në fund po e ndjek politikën e Administratës së Trumpit për Albin Kurtin”

Rchard Grenell, ish-emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi.

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pasi ndihmëssekretari i SHBA-së, James O’Brien, ka kërkuar nga Kosova të tërheqë “vendimin për të mos lejuar përdorimin e dinarit”.

Ai ka thënë se ekipi i presidentit Joe Biden, “më në fund po e ndjek politikën e Administratës së Trumpit për Albin Kurtin”.

“Ekipi i Bidenit ‘më në fund’ po ndjek politikën e Administratës Trump për Albin Kurtin e Kosovës, 3 vjet më vonë”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.

O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, O’Brien thotë se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”.

Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika