Më në fund, të mërkurën pritet të përfundojë numërimi i votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që nesër ta përfundojë komplet procesin e numërimi të votave, për t’i hapur rrugë certifikimit të rezultateve. Në proces të numërimit janë mbi 13 mijë vota me kusht dhe mbi 2 mijë vota të personave me nevoja të veçanta. Në anën tjetër Vetëvendosje e ka fituar një betejë në PZAP, duke ia shtuar vetes në llogari plus 16 vota të cilat ishin fillimisht të pavlefshme

Më 9 shkurt bëhen një muaj nga dita e zgjedhjeve.

Lajmi i ri është se numërimi i të gjitha votave dhe certifikimi i rezultateve po shkon drejt fundit.

Pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave me postë aktualisht po vazhdon numërimi i votave me kusht, janë mbi 13 mijë vota me kusht dhe mbi 2 mijë vota të personave me nevoja të veçanta.

Numërohen votat me postë: Vetëvendosje kryeson, LDK-ja surprizon me rezultatin

Përmbylljen e procesit e ka paralajmëruar zëdhënësi i KQZ-së.

“Ky proces, pra numërimi i këtyre votave të fundit do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe presim që të përmbyllet deri në ditën e nesërme, e mërkurë”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Elezi nuk i ka komentuar fare përplasjet e ditëve të fundit në QNR, posaçërisht praninë e përfaqësuesve nga partitë politike, duke thënë se për çdo pakënaqësi adresa është Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Pikërisht PZAP gjatë ditës, ka marrë vendim që t’i njoh si të rregullta 16 fletëvotime të cilat kanë qenë të mangëta në printim, pra në fund të fletëvotimit ka munguar emri i plotë i njërës parti.

Këta ankesa janë dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 shkurt dhe më 1 mars.

Pikërisht për këtë çështje të hënën kishte përplasje ndërmjet Sami Kurteshit dhe Koordinatorëve të vëzhguesve nga AAK dhe LDK, për shkak se Kurteshi insistonte që të jetë e vlefshme një votë e tillë.

Ata ishin kundër sepse konsideronin se është standard i dyfishtë, sepse për fletëvotimet të njëjta kur votat ishin të partive opozitare, Lëvizje Vetëvendosje insistonte që të shpallen të pavlefshme.

Pasqyra e rezultateve nga votat me postë dhe ato nga përfaqësitë diplomatike nuk ka ndryshuar nga përditësimi i fundit.

Risi është fakti se janë procesuar 100% rezultatet e votave të rregullta.

Lëvizja Vetëvendosje, prin me 40.9% me mbi 345 mijë vota, pasuar nga PDK-ja me 22.04% me mbi 186 mijë vota.

LDK mbetet e treta me gati 150 mijë vota, 17.46%, pasuar nga koalicioni AAK-NISMA që e përmbyllë rankimin tek partitë shqiptare me mbi 63 mijë vota, 7.46%.

Në këto rezultate nuk janë të llogaritura mbi 70 mijë vota nga diaspora, dhe mbi 15 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika