Me pankartë në duar për raportin e Dick Marty-t, veteranët brohorisin “UÇK”

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së protestojnë kundër projektligjit për pagën minimale, në të cilin nuk është përfshirë edhe kjo kategori e luftës

Nis protesta e veteranëve

Nën brohoritjet “UÇK”, një grup veteranësh tashmë janë pozicionuar para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, për të protestuar.

Të thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, veteranët po shprehin kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Ata po mbajnë në duar pankartën për raportin e Dick Marty-t.

Mveshja e krimeve të luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe neglizhimi i krimeve të kryera nga ushtria e Serbisë në Kosovë, është porosia e kësaj pankarte.

Organizuesit e kësaj proteste kanë kërkuar të protestohet qetësisht.

Situata momentalisht konsiderohet të jetë e qetë.

Ndryshe, Njësia Speciale e Kosovës tashmë ka rrethuar oborrin e Kuvendit të Kosovës, për të siguruar atë pjesë, për shkak të protestës së paralajmëruar të veteranëve të luftës.

Forca të shtuara të Policisë janë parë edhe rreth objektit të qeverisë, në pjesën ku hyjnë deputetët.

Gjatë seancës plenare, me 68 vota për, asnjë votë kundër dhe 6 abstenime, është votuar në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika