“Me përmbajtje politike”, Izraeli pranon të rishikojë tekstin e këngës së Eurovizionit

Izraeli ka rënë dakord të rishikojë tekstin e këngës me të cilën do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest pasi organizatorët e konkursit kundërshtuan vargjet duke thënë se kënga përmban përmbajtje politike

Izraeli ka rënë dakord të rishikojë tekstin e këngës me të cilën do të përfaqësohet në Eurovision Song Contest pasi organizatorët e konkursit kundërshtuan vargjet duke thënë se kënga përmban përmbajtje politike.

Festivali i Eurovizion 2024 i cili do të zhvillohet në Malmos, ndërsa Izraeli është detyruar që të ndryshoj tekstin e këngës “Octomber Rain”, pasi ka përmbajtje politike.

Më herët është thënë se nëse nuk do të ndryshonte teksti atëherë rrezikonte që Izraeli të skualifikohej nga gara Eurovizionit, i cili këtë vit do të zhvillohet në 7-11 maj në qytetin suedez të Malmos.

Izraeli do përfaqësohet me këngën “Octomber Rain”, një baladë e kënduar nga solistja femër Eden Golan.

Sipas teksteve të rrjedhura në media, dhe të konfirmuara më vonë nga Kan, ajo përfshin vargje të tilla si “Nuk ka mbetur ajër për të marrë frymë” dhe “Ata ishin të gjithë fëmijë të mirë, secili prej tyre”. Thuhet se këta vargje kanë të bëjnë me sulmin e 7 tetorit nga Hamasi në një festival, ku humbën jetën dhjetëra të rinj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika