Më shumë se 1 mijë raste të lisë së majmunëve janë raportuar në OBSH

Njëzet e nëntë vende kanë raportuar raste dhe për fat asnjë prej tyre nuk ka raportuar për vdekje

Lija e majmunëve
Lija e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një raport të saj bënë të ditur se deri më tani janë paraqitur më shumë se 1 mijë raste të lisë së majmunëve.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se rreziku i përhapjes së shpërthimit aktual në këto vende jo-endemike ishte real, por i parandalueshëm në këtë pikë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus
Tedros Adhanom Ghebreyesus

“Më shumë se 1 mijë raste të konfirmuara janë nga lija e majmunit dhe tani janë raportuar nga 29 vende që nuk janë endemike për sëmundjen. Deri tani në këto janë raportuar se infektimet kanë qenë te meshkujt dhe në disa raste edhe tek komunitetet e dukshme në transmetim duke përfshirë disa raste te femrat. Qartazi ka të bëjë me atë linë e majmunit”, tha ai.

Në një konferencë për media në Gjenevë, Tedros shtoi gjithashtu se kishte pasur më shumë se 1 mijë e 400 raste të dyshuara të lisë së majmunëve këtë vit në Afrikë dhe 66 vdekje.

“Është një pasqyrim i pafat i botës në të cilën jetojmë që komuniteti ndërkombëtar vetëm tani po i kushton vëmendje lisë së majmunëve, sepse është shfaqur në vendet me të ardhura të larta,” ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika